Bota 11 February 2026, 16:40 Nga VNA

SHBA harton planin e çarmatosjes graduale të Hamasit

Ndaje në Whatsapp

SHBA harton planin e çarmatosjes graduale të Hamasit

Hamasit do t'i kërkohet të "dorëzojë të gjitha armët e afta për të goditur Izraelin", thotë një draft-plan për Gazën i përgatitur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), i cili mes tjerash thekson se  fillimisht, "Hamasit do t'i lejohet të mbajë disa armë të vogla".

Sipas një lajmi të "New York Times", duke cituar zyrtarë dhe burime të paidentifikuara të njohura me planin e presidentit të ShBA-së Donald Trump për Gazën, ShBA-ja do t'i ofrojë Hamasit një marrëveshje për armët e tij ekzistuese.

Thuhet se detajet mund të ndryshojnë dhe mund të dalin drafte të ndryshme.

Draft-plani thuhet se i kërkon Hamasit të "dorëzojë të gjitha armët e afta për të goditur Izraelin", ndërsa fillimisht i lejon Hamasit të "mbajë disa armë të vogla".

Plani, pasi të finalizohet, do të "përfaqësojë një përpjekje të rëndësishme drejt demilitarizimit të Hamasit", duke shtuar se "nëse Hamasi heq dorë nga shumica e armëve të tij, ky do të ishte një hap drejt reduktimit të monopolit të pushtetit të Hamasit".

Gjithashtu, thuhet se draft-plani "parashikon një çarmatim me faza që mund të zgjasë me muaj ose më shumë për t'u përfunduar", dhe se ekipi, përfshirë Përfaqësuesin e Lartë të Komitetit të Paqes në Gaza, Nickolay Mlladenov, planifikon ta ndajë versionin përfundimtar të planit me Hamasin brenda pak javësh.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme