Bota 17 February 2026, 18:31 Nga VNA

SHBA-ja dhe Irani nisin bisedimet për çështje bërthamore në Gjenevë

Ndaje në Whatsapp
SHBA-ja dhe Irani nisin bisedimet për çështje bërthamore

Negociatorët iranianë dhe amerikanë nisën më 17 shkurt bisedimet jodirekte për programin bërthamor të Teheranit, prapa dyerve të mbyllura në Gjenevë të Zvicrës.

Të ndërmjetësuara nga Omani, bisedimet synojnë t’i zgjidhin mosmarrëveshjet për programin bërthamor të Republikës Islamike, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të grumbullojnë forca në Detin Arabik.

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se dështimi për të arritur marrëveshje, mund të çojë në sulme ushtarake.

“Nuk mendoj se ata i duan pasojat e mosarritjes së një marrëveshjeje”, u tha Trump gazetarëve më 16 shkurt. 

“Ne mund të kishim marrëveshje në vend se t’i dërgonim B-2-shët për të shkatërruar potencialin e tyre bërthamor. Dhe, neve na duhej t’i dërgonim B-2-shët”, shtoi Trump, duke iu referuar bombardimeve të objekteve bërthamore të Iranit në qershor të vitit 2025.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara forcojnë praninë e tyre ushtarake pranë kufijve të Iranit, trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) nisën më 16 shkurt manovra detare në Ngushticën e Hormuzit.

Mediat iraniane raportuan se qëllimi është të testohen aftësitë operacionale të Marinës së IRGC-së, përballë “kërcënimeve të mundshme të sigurisë dhe ushtarake”.

Trump tha se do të jetë i përfshirë në bisedimet e Gjenevës “në mënyrë indirekte”.

Ky është rundi i dytë i negociatave mes Teheranit dhe Uashingtonit këtë vit, pas bisedimeve të zhvilluara më herët këtë muaj në Muskat.

Irani tha se është i gatshëm t’i nënshtrohet një regjimi të rreptë inspektimesh në objektet e tij bërthamore, në këmbim të heqjes së sanksioneve amerikane.

Megjithatë, Teherani refuzoi mundësinë e negociatave për çështje si programi i tij raketor dhe mbështetja për grupet e ashtuquajtura ‘proxy’ në rajon, edhe pse administrata Trump insiston se ato duhet të adresohen.

Bisedimet po zhvillohen në konsullatën e Omanit, me ndërmjetës që shkëmbejnë mesazhe mes ministrit iranian të Jashtëm, Abbas Araqchi, dhe të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff./ REL

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme