Bota 4 March 2026, 15:17 Nga VNA

SHBA heton sulmin vdekjeprurës ndaj një shkolle vajzash në Iran, Pentagoni: nuk shënjestrojmë civilë

Ndaje në Whatsapp

SHBA heton sulmin vdekjeprurës ndaj një shkolle vajzash në Iran,

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se Shtetet e Bashkuara po hetojnë sulmin e së shtunës ndaj një shkolle vajzash në Iran, ku sipas raportimeve kanë humbur jetën më shumë se 160 persona.

I pyetur nga gazetarët për ngjarjen, Hegseth tha se Uashingtoni nuk ka në shënjestër objektiva civile dhe se rasti po verifikohet.

“Gjithçka që mund të them është se po e hetojmë këtë çështje. Ne sigurisht nuk shënjestrojmë objektiva civile, por po e shqyrtojmë dhe po e hetojmë atë që ka ndodhur,” u shpreh ai.

Në një deklaratë tjetër, Hegseth tha se SHBA është në dijeni të raportimeve për një raketë iraniane të interceptuar në Mesdheun lindor përpara se të hynte në hapësirën ajrore të Turqisë.

Megjithatë, sipas tij, incidenti nuk duket se mund të aktivizojë nenin 5 të NATO-s për mbrojtjen kolektive.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes shtoi gjithashtu se është vrarë personi që dyshohet se qëndronte pas një komploti për atentat ndaj Donald Trump.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme