Bota 20 March 2026, 16:08 Nga VNA

SHBA godet hakerat iranianë “Homeland Justice” që sulmuan dhe Shqipërinë

Ndaje në Whatsapp

SHBA godet hakerat iranianë “Homeland Justice” që sulmuan

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi të enjten se ka mbyllur disa faqe interneti që përdoreshin nga Irani për “operacione psikologjike”, për të synuar kritikët e regjimit dhe për të shpërndarë propagandë terroriste.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, Ministria iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë përdorte këto faqe për të postuar të dhëna të vjedhura gjatë sulmeve kibernetike, përfshirë Shqipërinë disa kohë më parë, dhe për të nxitur vrasjen e gazetarëve, disidentëve dhe personave izraelitë, shkruan CNN.

Një nga portalet kishte lidhje me “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë, ndërsa Departamenti i Drejtësisë i përshkroi lajmet e publikuara aty si propagandë iraniane.

Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi paralajmëroi: “Propaganda terroriste online mund të nxisë dhunë në botën reale”, ndërsa drejtori i FBI-së, Kash Patel, shtoi: “FBI do të ndjekë çdo aktor pas këtyre kërcënimeve dhe sulmeve kibernetike dhe do të përdorë të gjithë fuqinë e ligjit amerikan kundër tyre.”

Sekuestrimi i faqeve vjen një javë pas dy sulmeve në qytete të ndryshme amerikane: një sulm në Universitetin Old Dominion në Norfolk, Virginia, dhe një tjetër në Temple Israel në Ëest Bloomfield Toënship, Michigan. Të dyja po hetohen si akte terroriste.

Departamenti i Drejtësisë tha se faqet e sekuestruara postonin foto, emra dhe informacione të ndjeshme për 190 persona të lidhur me qeverinë izraelite, së bashku me kërcënime dhe paralajmërime. Faqet ishin gjithashtu të përfshira në sulme të tjera kibernetike dhe thirrje për vrasje ndaj personave iranianë.

“Aktorët e këtyre faqeve drejtonin kërcënime online ndaj individëve që kritikuan publikisht qeverinë iraniane,” thuhet në deklaratën e Departamentit. Qëllimi i këtyre fushatave ishte të “pengonin raportimin e pavarur” dhe të krijonin frikë tek anëtarët e diasporës iraniane kritikë ndaj regjimit.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme