Bota 14 January 2026, 14:34 Nga VNA

SHBA gati të sulmojë Iranin? Zbrazet baza ushtarake në Katar, më e madhja në Lindjen e Mesme

Ndaje në Whatsapp

SHBA gati të sulmojë Iranin? Zbrazet baza ushtarake në Katar,

Ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se nëse shihet e nevojshme do të ndërhyhet në Iran, një hap i ndërmarrë së fundmi ka ngritur edhe më tej dyshimet se një sulm I SHBA-së në Iran mund të ndodhë shumë shpejt.

Personeli i një baze ushtarake amerikane Al Udeid në Katar u urdhëruan të largoheshin deri të mërkurën në mbrëmje, thanë tre diplomatë për Reuters.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka paralajmëruar se vendi i tij do të mbrohet nga “ndërhyrjet e së keqes dhe të huaja, ndërsa më parë Teheri kishte paralajmëruar se në rast të një ndërhyrje nga SHBA, do të sulmonte bazat ushtarake amerikane në rajon.

Përpara sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit në qershor , një pjesë e personelit u zhvendos nga bazat amerikane në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, të dhënat e gjurmimit të fluturimeve nga FlightRadar24 treguan një rritje të aktivitetit operacional në Bazën Ajrore Al Udeid, sipas raportimeve të medias.

SHBA-të mbajnë një prani të konsiderueshme ushtarake në Lindjen e Mesme, duke përfshirë asete të shumta detare dhe baza të përhershme dhe të përkohshme në të paktën 19 vende në rajon. Trump kohët e fundit ka qenë duke shqyrtuar nëse SHBA-të duhet të ndërhyjnë në Iran, ku po zhvillohen protestat dhe trazirat më intensive antiqeveritare në vite.

Ditët e fundit, vendi është izoluar nga pjesa tjetër e botës, me internetin që ka pësuar ndërprerje për gati 100 orë dhe regjimin që ka ndërmarrë një shtypje brutale të protestave. Numri i të vdekurve nga protestat në Iran ka arritur në 2,571, tha të hënën (14/1) grupi i të drejtave të njeriut me seli në SHBA, HRANA.

Ndërkohë, numri i të vdekurve nga protestat në Iran është rritur në gati 2,600 , tha një grup i të drejtave të njeriut, ndërsa regjimi teokratik kërkon të shtypë protestat mbarëkombëtare, të cilat përbëjnë një nga sfidat më të mëdha për sundimin e tij që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Baza ndodhet rreth 35 kilometra në jugperëndim të Dohas, kryeqytetit të Katarit, dhe është shtëpia e më shumë se 10,000 ushtarëve amerikanë dhe është baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme, me një pistë prej 4,500 metrash të aftë për të akomoduar avionë të mëdhenj ushtarakë, siç janë bombarduesit B-52 dhe avionët e transportit.

Video

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme