Bota 10 January 2026, 16:01 Nga VNA

SHBA drejt shpërthimit social: Vrasja e një aktivisteje nga agjenti i emigracionit ndez protesta kombëtare

Ndaje në Whatsapp

SHBA drejt shpërthimit social: Vrasja e një aktivisteje nga agjenti i

Organizata për të drejtat civile dhe të emigrantëve kanë bërë thirrje për protesta në mbarë Shtetet e Bashkuara këtë fundjavë, pas vrasjes së një aktivisteje në Minnesota nga një agjent i Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE). Ndërkohë, autoritetet shtetërore kanë nisur një hetim të veçantë për ngjarjen, paralel me atë federal.

Minneapolis u shndërrua në epiqendrën e tensioneve të mërkurën, kur një oficer i ICE qëlloi për vdekje 37-vjeçaren Renee Good, nënë e tre fëmijëve, ndërsa ajo ndodhej në makinën e saj në një rrugë rezidenciale. Ngjarja ndodhi pak ditë pasi rreth 2 mijë agjentë federalë u dislokuan në qytet, në atë që Departamenti i Sigurisë Kombëtare e quajti “operacioni më i madh ndonjëherë”.

Guvernatori i Minnesotës, Tim Walz, e cilësoi dislokimin si “të pamatur” dhe një shembull të “qeverisjes në stil reality show”. Protestat u përshkallëzuan të premten mbrëma, kur qindra demonstrues organizuan një “protestë me zhurmë” pranë një hoteli ku dyshohet se po qëndronin agjentë të ICE. Policia shtetërore shpalli tubimin të paligjshëm dhe ndaloi përkohësisht dhjetëra persona.

Ngjarja ka prodhuar narrativa të kundërta. Administrata e Donald Trump pretendon se Renee Good po “pengonte” dhe “përndiqte” agjentët dhe se oficeri hapi zjarr në vetëmbrojtje, duke e cilësuar incidentin si “akt terrorizmi të brendshëm”. Por kryebashkiaku i Minneapolis-it, Jacob Frey, tha se pamjet filmike nga qytetarët e pranishëm rrëzojnë versionin zyrtar, ndërsa organizatat për të drejtat civile theksojnë se nuk kishte asnjë justifikim për përdorimin e forcës vdekjeprurëse.

Pamjet tregojnë se makina e Good po largohej nga agjentët kur u qëllua, duke vënë në dyshim pretendimin se ajo kishte tentuar të përplaste oficerin. Për shkak të tensioneve, guvernatori Walz ka vendosur Gardën Kombëtare në gatishmëri.

Incidenti në Minneapolis, së bashku me një tjetër rast të ngjashëm në Portland, ka nxitur mijëra protestues në disa qytete amerikane. Mbi 1 mijë tubime janë planifikuar nën sloganin “ICE Out For Good”, duke e kthyer çështjen e deportimeve të militarizuara në një krizë të re politike dhe shoqërore për SHBA-në, në prag të përballjeve të ashpra mes autoriteteve federale dhe atyre shtetërore.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme