Bota 16 September 2025, 08:01 Nga VNA

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje paraprake për TikTok

Ndaje në Whatsapp
SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje paraprake për TikTok

Uashingtoni dhe Pekini kanë arritur një marrëveshje paraprake për operacionet e TikTok në SHBA, duke hapur rrugën që aplikacioni të kalojë në pronësi amerikane. Lajmi u konfirmua nga Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, i cili tha se Presidenti Donald Trump dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping pritet ta finalizojnë marrëveshjen të premten.

Trump deklaroi se bisedimet kishin “shkuar shumë mirë”, ndërsa pala kineze theksoi se nuk do të pranojë një zgjidhje që dëmton interesat e kompanive të saj.

Afati për gjetjen e një blerësi për TikTok në SHBA skadon të mërkurën, por është shtyrë disa herë dhe pritet të përfundojë më 17 shtator. Mediat amerikane raportojnë se Oracle është ndër kompanitë e përfshira për të mundësuar vazhdimin e operacioneve të TikTok në vend.

Marrëveshja për TikTok shihet si një element kyç i bisedimeve tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, që synojnë uljen e tarifave dhe barrierave tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme