Bota 19 September 2025, 15:37 Nga VNA

SHBA bllokon për herë të gjashtë rezolutën e OKB-së për armëpushim në Gaza

Ndaje në Whatsapp
SHBA bllokon për herë të gjashtë rezolutën e

Shtetet e Bashkuara përdorën për të gjashtën herë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke penguar një projekt-rezolutë që kërkonte armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza si dhe lirimin e pengjeve.

Të 14 vendet e tjera anëtare votuan pro, duke e cilësuar situatën humanitare në Gaza si “katastrofike” dhe duke i bërë thirrje Izraelit të heqë kufizimet mbi ndihmën. Por SHBA tha se teksti nuk dënonte mjaftueshëm Hamasin dhe nuk njihte të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

Pas votimit, ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, e quajti vendimin “thellësisht të dhimbshëm”, ndërsa përfaqësuesit e Pakistanit dhe Algjerisë folën për një “moment të errët” dhe kërkuan falje publikisht nga populli palestinez.

Ndërkohë, në terren, situata në Gaza City po përshkruhet nga OKB si “apokaliptike”, me civilë që vazhdojnë të ikin nën bombardime dhe përparimin e tankeve izraelite. Që nga 7 tetori 2023, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, mbi 65 mijë persona janë vrarë, ndërsa qindra të tjerë kanë humbur jetën nga uria dhe mungesa e ushqimit.

Ky zhvillim ndodh pak ditë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku pritet që disa aleatë të ngushtë të SHBA-së, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, të njohin shtetin palestinez.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme