Bota 21 September 2025, 19:44 Nga VNA

Sërish tensione në ajër, avionët gjermanë ndërhyjnë për të ndaluar aeroplanë rusë mbi Detin Baltik

Ndaje në Whatsapp
Sërish tensione në ajër, avionët gjermanë

Tensionet mes NATO-s dhe Rusisë kanë njohur një tjetër përshkallëzim këtë fundjavë. Dy avionë luftarakë gjermanë të tipit Eurofighter u ngritën urgjentisht të dielën nga baza ajrore Rostock-Laage, për të ndaluar një aeroplan ushtarak rus të tipit Il-20M, i cili kishte injoruar thirrjet për kontakt gjatë fluturimit mbi Detin Baltik.

Ky incident ndodhi vetëm pak ditë pas një tjetër provokimi, kur aeroplanë MiG-31 të forcave ajrore ruse shkelën hapësirën ajrore të Estonisë në zonën e Gjirit të Finlandës. Pas këtij episodi, autoritetet estoneze kërkuan mbledhjen e një seance urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke e cilësuar shkeljen si një provokim të drejtpërdrejtë dhe një “sjellje të pafytyrë” nga ana e Kremlinit.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, deklaroi se kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por pjesë e një modeli më të gjerë të agresionit rus në rajon, i cili ka përfshirë edhe shkelje të hapësirës ajrore të Polonisë dhe Rumanisë.
Reagimet ndërkombëtare nuk kanë munguar. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i pyetur mbi angazhimin e SHBA-së për mbrojtjen e vendeve të Bashkimit Evropian në rast të një sulmi rus, u shpreh prerazi: “Po, do ta bëja. Do ta bëja.”

Ndërkohë, Estonia ka kërkuar një mbledhje konsultative nën nenin 4 të traktatit të NATO-s, i cili parashikon takime të menjëhershme mes aleatëve kur një vend anëtar e konsideron të rrezikuar sigurinë e tij. Ky zhvillim ka ngjallur reagime të forta në disa shtete evropiane. Letonia ka paralajmëruar për rrezikun real të një konflikti të mundshëm nëse Rusia vazhdon me provokimet e saj ndaj NATO-s, ndërsa presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ka kërkuar një përgjigje të ashpër nga aleanca perëndimore, duke theksuar se çdo lloj dorëzimi ndaj agresionit rus është i papranueshëm.

Nga ana tjetër, Rusia ka akuzuar hapur Britaninë e Madhe, duke e cilësuar atë si një nga liderët e një “kampi pro-luftës” që, sipas Kremlinit, po ushtron presion mbi Moskën për të përshkallëzuar konfliktin.

Në sfondin e këtyre tensioneve të rritura, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka shprehur gatishmërinë e tij për bisedime të drejtpërdrejta me Presidentin rus Vladimir Putin. Megjithatë, Kremlini ka lënë të kuptohet se negociatat mund të zhvillohen vetëm nëse adresohen “arsyet e thella” të luftës, duke përfshirë, sipas Moskës, edhe dorëzimin e Ukrainës.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme