Bota 25 February 2026, 14:07 Nga VNA

Sanremo 2026 nis me rënie audience: 9.6 milionë shikues, 3 milionë më pak se viti i kaluar

Ndaje në Whatsapp

Sanremo 2026 nis me rënie audience: 9.6 milionë shikues, 3

Mbrëmja e parë e Festival di Sanremo 2026, e zhvilluar më 24 shkurt, u ndoq nga 9.6 milionë shikues, me një share prej 58%, rreth 3 milionë më pak krahasuar me edicionin e vitit 2025.

Debutimi si prezantuese i Laura Pausini, super i ftuari Tiziano Ferro, aktori turk Can Yaman, si dhe rikthimi surprizë i Kabir Bedi, përveç homazheve për Pippo Baudo dhe Peppe Vessicchio, nuk mjaftuan për të barazuar shifrat rekord të vitit të kaluar.

Në vitin 2025, nën drejtimin e Carlo Conti, mbrëmja e parë kishte arritur 12.6 milionë shikues dhe 65.3% share – një nga rezultatet më të larta të viteve të fundit.

Megjithatë, shifra prej 58% mbetet rezultati i katërt më i mirë që nga viti 1997 dhe më i lartë se edicionet 2021 (46.6%) dhe 2022 (54.7%) të drejtuara nga Amadeus. Rekordet më të larta të viteve të fundit mbeten 2023 (62.5%), 2024 (65.1%) dhe 2025 (65.3%).

Rënie është vërejtur edhe në rrjetet sociale: ndjekësit e rinj në profilet e festivalit kanë qenë 43 mijë këtë vit, shumë më pak se 94 mijë në 2025 dhe 146 mijë në 2024. Edhe ndërveprimet kanë rënë nga 3.5 milionë në 2025 në rreth 1.7 milionë në 2026, ndonëse prodhimi i përmbajtjes mbetet i lartë me 225 postime në 24 orë.

Carlo Conti kishte paralajmëruar se nuk priste të barazonte shifrat e një viti më parë, duke deklaruar se “nuk ngazëllehet kur gjërat shkojnë mirë dhe nuk demoralizohet kur rezultatet nuk janë të njëjta”.

Sanremo 2026 nis kështu me një start më të dobët krahasuar me vitin rekord 2025, por ende me shifra të forta në panoramën televizive italiane.

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme