Bota 22 October 2025, 19:29 Nga VNA

Rutte udhëton urgjentisht në Uashington

Ndaje në Whatsapp
Rutte udhëton urgjentisht në Uashington

Bisedimet do të zhvillohen pasdite vonë, thuhet më tej. Si sfond i takimit konsiderohet të jenë përpjekjet aktuale të presidentit Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Për këtë ai bisedoi së fundi në telefon me presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe më pas sinjalizoi mundësinë e një takimi me kreun e Kremlinit në Budapest. Të martën (21.10.2025) mediet në SHBA njoftuan, se planet për takimin janë ngrirë, ose së paku janë shtyrë. 

Një nëpunës i nivelit të lartë në Uashington citohet me fjalët, se "së shpejti" nuk pritet një takim, këtë e citojnë njëzëri disa agjenci lajmesh pa përmendur emër. Fillimisht ishte planifikuar të takoheshin këtë javë ministrat e Jashtëm ai i SHBA-së Marco Rubio dhe kryediplomati rus Sergej Lavrov për të përgatitur samitin e dy presidentëve në Budapest.

Por pas një bisede telefonike ndërmjet Rubios dhe Lavrorit të hënën (19.10.2025) një takim nuk është më i nevojshëm, bëhet e ditur. Nuk ka ende një konfirmim zyrtar për këtë. Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov la të kuptohet, se nuk ka nxitim lidhur me takimin ndërmjet dy presidentëve. Për këtë takim janë "të nevojshme përgatitjet, përgatitje serioze"./DW

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme