Bota 13 January 2026, 16:55 Nga VNA

“Ruani emrat e vrasësve”, Trump mesazh protestuesve në Iran: Ndihma është rrugës

Ndaje në Whatsapp

“Ruani emrat e vrasësve”, Trump mesazh protestuesve në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Iran, duke inkurajuar qytetarët të vazhdojnë të protestojnë kundër qeverisë.

Në një postim në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, Trump u bën thirrje protestuesve të marrin në dorë institucionet dhe të ruajnë ermrat e vrasësve që do paguajnë çmimin në fund.

“Patriotë iranianë, vazhdoni të protestoni – merrni në dorë institucionet tuaja!!! Ruani emrat e vrasësve dhe abuzuesve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë.”

Ai shton gjithashtu se ka marrë masa diplomatike ndaj Teheranit.

“Kam anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të ndalet vrasja e pakuptimtë e protestuesve. Ndihma është rrugës”.

Reagimi i Trump është në vazhdën e mbështetjes së tij ndaj qytetarëve iranin, ku protesta masive kundër qeverisë po përballet me shtypje të ashpër, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet në vend.

 

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme