Bota 14 March 2026, 14:46 Nga VNA

Rritet numi i viktimave nga lufta në Lindjen e Mesme

Ndaje në Whatsapp

Rritet numi i viktimave nga lufta në Lindjen e Mesme

Bilanci i viktimave vijon të rritet në disa vende të Lindjes së Mesme, pas nisjes së sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kundër Iranit më 28 shkurt.

Sipas të dhënave të përmbledhura nga burime rajonale, numri i përgjithshëm i të vrarëve është i shpërndarë në disa shtete të rajonit, duke reflektuar përhapjen e tensioneve përtej kufijve të Iranit.

Numrin më të lartë të viktimave e regjistron Irani me 1,444 të vrarë që nga fillimi i sulmeve.

Në Liban raportohet për 773 viktima, ndërsa në Izrael janë konfirmuar 14 të vrarë.

Ndërkohë, disa vende të Gjirit kanë raportuar gjithashtu viktima: në Emiratet e Bashkuara Arabe janë regjistruar 6 të vrarë, po aq sa edhe në Kuvajt. Në Bahrein dhe Arabia Saudite janë raportuar nga dy viktima, ndërsa në Oman tre të vrarë.

Sipas të njëjtave burime, 11 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën gjatë operacioneve dhe përplasjeve në rajon.

Në Irak bilanci i viktimave ka arritur në 26 persona.

Video

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme