Bota 26 January 2026, 17:33 Nga VNA

Rritet në 71.660 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Ndaje në Whatsapp

Rritet në 71.660 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet

Është rritur në 71.660 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023. 

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit lidhur me humbjet e jetëve të shënuara në sulmet e Izraelit.

Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit në spitale janë sjellë 3 trupa të pajetë të palestinezëve dhe 20 të plagosur. Një nga trupat e pajetë është nxjerrë nga rrënojat.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, në sulmet izraelite janë vrarë 486 persona dhe janë plagosur 1.341 të tjerë.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 71.660 ndërsa numri i të plagosurve në 171.419.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme