Bota 20 September 2025, 22:09 Nga VNA

Rrëfim tronditës i mbesës së Duçes, Alessandra Mussolini: Gjyshi im erdhi një ditë me armë në shtëpi, pas zbulimit të tradhtisë së Racheles

Ndaje në Whatsapp
Rrëfim tronditës i mbesës së Duçes, Alessandra

 Një rrëfim i pazakontë vjen nga mbesa e Benito Musolinit, Alessandra Mussolini, në një intervistë ekskluzive për gazetën italiane Corriere della Sera. Ish-deputetja dhe figurë e njohur publike ka ndarë për herë të parë detaje intime nga jeta e gjyshes së saj, Rachele Mussolini, gruaja e diktatorit fashist të Italisë.

Pjesa më befasuese e intervistës është pa dyshim zbulimi i një tradhtie bashkëshortore që, sipas Alessandrës, jo vetëm që nuk shkatërroi martesën, por e bëri atë më të fortë. 

“Rachele nuk ishte një grua e nënshtruar. Ajo nuk e bëri këtë për hakmarrje, por për të rifituar burrin e saj,” – tregon Alessandra.

“Tradhtia i vuri përballë si të barabartë. Ai e kuptoi se ajo kishte forcën për të jetuar edhe pa të. Kjo i bashkoi më shumë.”

Sipas rrëfimit të saj, Rachele kishte pasur një lidhje të fshehtë me Corrado Varolin – një dashuri e hershme nga rinia. Një ngjarje dramatike ndodhi kur Musolini u kthye pa paralajmërim në shtëpi. Pas një sinjali të koduar që paralajmëroi ardhjen e tij, Varoli u detyrua të fshihej në një dollap për të shmangur një përballje të rrezikshme.

“Gjyshi erdhi me armë. Kishte kuptuar gjithçka. Por nuk ndodhi asgjë. E kaluan, e heshtën, dhe ecën përpara,” – thotë Alessandra.

Ajo shton se historia nuk ishte një akt rebelimi, por një përpjekje për të rikthyer një marrëdhënie të lëkundur nga tradhtitë dhe mungesat e vetë Duçes.

“Rachele nuk veproi për hakmarrje. Donte ta kuptonte ndjesinë që ai përjetonte vazhdimisht. Ishte mënyra e saj për të balancuar martesën.”

Rrëfimi vjen si pjesë e promovimit të librit të saj autobiografik “Benito. Trëndafilat dhe Gjembat”, ku Alessandra përpiqet të japë një pasqyrë më të thellë dhe më njerëzore të figurës së gjyshes së saj – larg imazhit të zakonshëm të një gruaje të heshtur që jetoi në hijen e një burri të pushtetshëm dhe të frikshëm.

“Rachele nuk ishte viktimë. Ishte një grua me karakter të jashtëzakonshëm, që sfidoi kohën e saj. Kjo histori dashurie, me gjithë kontradiktat, ishte reale – më reale se çdo portret zyrtar.”/Corriere della Sera

 

 

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme