Bota 9 December 2025, 13:05 Nga VNA

Reporterët pa Kufij, gazetarë të vrarë në Gaza, të burgosur në Kinë e Meksikë

Ndaje në Whatsapp
Reporterët pa Kufij, gazetarë të vrarë në Gaza, të

Raporti më i fundit i RSF për vitin 2025 sjell një tablo të rëndë për sigurinë e gazetarëve në mbarë botën. 67 gazetarë janë vrarë gjatë detyrës ose për shkak të profesionit të tyre vetëm brenda një viti — dhe gjysma e këtyre viktimave janë në Rripin e Gazës.

RSF thekson se kjo rritje e numrit të vrasjeve vjen si pasojë e praktikave kriminale të forcave të armatosura dhe krimit të organizuar, të cilat po e bëjnë profesionin e gazetarit gjithnjë e më të rrezikshëm.

503 gazetarë të burgosur në 47 vende

121 në Kinë

48 në Rusi

47 në Mianmar

 135 gazetarë të zhdukur, disa prej tyre prej më shumë se 30 vjetësh

20 të mbajtur peng, kryesisht në Siri dhe Jemen

Meksika ka pësuar vitin më vdekjeprurës për gazetarët, me 9 profesionistë të vrarë, pavarësisht masave të shpallura nga presidentja Claudia Sheinbaum. Ndërkohë, Ukraina me 3 gazetarë dhe Sudani me 4 janë po ashtu ndër vendet me numër të lartë viktimash.

 

 

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme