Bota 23 March 2026, 15:43 Nga VNA

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali: pjesëmarrje rreth 59%, exit poll-et japin avantazh të lehtë për “Jo”

Ndaje në Whatsapp

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali:

Qendrat e votimit për referendumin kushtetues mbi reformën në drejtësi në Itali u mbyllën në orën 15:00, ndërsa menjëherë ka nisur numërimi i votave për të përcaktuar rezultatin përfundimtar.

Sipas të dhënave të para, pjesëmarrja në votim ka qenë shumë e lartë, duke arritur rreth 59%, një nivel që konsiderohet rekord për këtë proces.

Exit poll-et e para tregojnë një avantazh të lehtë për kampin e “Jo”. Sipas sondazhit të Opinio për Rai, vota kundër reformës lëviz mes 49% dhe 53%, ndërsa “Po” mes 47% dhe 51%. Një tjetër sondazh nga Tecnè për Tgcom24 e vendos “Jo”-në në 50–54%, ndërsa “Po”-në në 46–50%.

Rezultati përfundimtar pritet të bëhet i ditur pas përfundimit të numërimit të votave gjatë pasdites. Referendumi konsiderohet një test i rëndësishëm politik për qeverinë dhe për ndryshimet e propozuara në sistemin e drejtësisë italiane.

Video

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme