Bota 4 March 2026, 16:46 Nga VNA

Raketa iraniane e rrëzuar pranë kufirit me Turqinë (Foto)

Ndaje në Whatsapp

Raketa iraniane e rrëzuar pranë kufirit me Turqinë (Foto)

Mediat e huaja kanë publikuar foto të raketës, e cila ra shumë pranë kufirit me Turqinë, konkretisht në Qamishli, qytet në Sirinë verilindore.

Kujtojmë se më herët Turqia tha se mbrojtja ajrore e NATO-s rrëzoi një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës së tyre ajrore.

Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare deklaron se: “Një raketë balistike, e lëshuar nga Irani dhe e zbuluar duke u drejtuar drejt hapësirës ajrore turke, pasi kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, u neutralizua menjëherë nga mbrojtjet raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor”.

NATO në një reagim dënoi shënjestrimin e Turqisë nga Irani pasi një raketë hyri në hapësirën e saj ajrore, duke thënë se qëndron fort me të gjithë aleatët e saj.

Raketa iraniane e rrëzuar pranë kufirit me Turqinë (Foto)

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme