Bota 16 August 2025, 08:46 Nga VNA

Që nga muaji maj, mbi 1700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë!

Ndaje në Whatsapp
Që nga muaji maj, mbi 1700 të vrarë teksa po prisnin për

“Që nga 27 maji e deri më 13 gusht, ne kemi regjistruar të paktën 1.760 palestinezë të vrarë teksa po kërkonin të merrnin ndihma. Prej tyre, 994 u vranë në afërsi të qendrave të Fondacionit Humanitar për Gazën [GHF] dhe 766 përgjatë rrugëve ku kalojnë kamionët me ndihma. Shumica e këtyre vrasjeve u kryen nga ushtria izraelite”, tha zyra e agjencisë së OKB-së për territoret palestineze.

Më 1 gusht, kjo zyrë kishte raportuar për 1373 të vrarë.

Përditësimi i të dhënave vjen pasi agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se të paktën 23 persona u vranë nga Izraeli të premten, përfshirë 12 persona të cilët po prisnin për ndihma humanitare.

Më herët gjatë javës, shefi i ushtrisë izraelite tha se janë miratuar planet për ofensivën e re në Gazë. Ofensiva ka për synim mposhtjen e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – dhe lirimin e pengjeve të mbetura.

Ushtria izraelite synon të marrë nën kontroll Qytetin e Gazës dhe kampet e refugjatëve që gjenden në afërsi. Këto janë disa nga zonat më të populluara të Rripit të Gazës, që ka pësuar shkatërrime të mëdha gjatë 22 muajve luftë.

Planet e qeverisë izraelite për të zgjeruar luftën kanë nxitur reagime të ashpra ndërkombëtare, si edhe kundërshtime në Izrael.

Ekspertë të mbështetur nga OKB-ja kanë paralajmëruar për uri të thelluar në Gazë, ku Izraeli ka kufizuar ndjeshëm sasinë e ndihmës humanitare që lejon të hyjë në këtë territor.

Një uri e përhapur që po zhvillohet në territor, ku Izraeli ka kufizuar ndjeshëm sasinë e ndihmës humanitare që lejon të hyjë. Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi – shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme. /REL/

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme