Bota 29 January 2026, 19:19 Nga VNA

Putin “pranon armëpushim mbi qytetet ukrainase”

Ndaje në Whatsapp
Putin “pranon armëpushim mbi qytetet ukrainase”

Rusia ka rënë dakord për një armëpushim të pjesshëm që do të ndalojë të gjitha sulmet ndaj qyteteve ukrainase për një javë, njoftoi Donald Trump. Presidenti amerikan deklaroi në një mbledhjeje të kabinetit se i kishte kërkuar Vladimir Putinit “të mos qëllojë mbi Kievin dhe qytete të ndryshme për një javë. Dhe ai pranoi ta bëjë këtë”.

Nën bombardimin e vazhdueshëm të sistemit energjetik të Ukrainës, miliona njerëz kanë mbetur pa energji ose pa elektricitet në temperatura shumë nën zero. “Ata nuk kanë përjetuar kurrë një të ftohtë të tillë,” tha z. Trump, duke shtuar se ishte “shumë mirë” që Putini t’i ndalte sulmet. Ende nuk ka asnjë konfirmim nga Rusia se ajo synon të ndalojë goditjet ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera.

Volodymyr Zelensky paralajmëroi të mërkurën se Moska po planifikonte një tjetër breshëri sulmesh në shkallë të gjerë, pavarësisht planeve për bisedime të mëtejshme të ndërmjetësuara nga SHBA gjatë fundjavës. 

Putini ka bërë më parë marrëveshje me z. Trump në mënyrë private, por më pas ka ndryshuar qëndrim ose i ka zbehur ato marrëveshje.

Video

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme