Bota 2 September 2025, 14:00 Nga VNA

Putin: Nuk kam qenë kurrë kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE

Ndaje në Whatsapp
Putin: Nuk kam qenë kurrë kundër anëtarësimit të

Presidenti rus Vladimir Putin, nga Pekini, deklaroi se Rusia nuk ka qenë kurrë kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE, por se anëtarësimi në NATO është një çështje tjetër, që prek drejtpërdrejt sigurinë afatgjatë të Rusisë.

Ai shton se mund të arrihet një konsensus për garanci sigurie për Ukrainën, nëse përfundon konflikti. Ndërkohë, e cilëson "absurde dhe pa baza" çdo ide për plane agresive të Rusisë ndaj Evropës.

Në të njëjtën kohë, kryeministri sllovak Robert Fico deklaron se "po krijohet një rend i ri botëror" dhe kritikon BE-në për përjashtimin nga këto diskutime globale, duke shtuar: "Të jesh pjesë e dialogut do të thotë të mos sillesh si fëmijë i fyer."

Ndërsa Fico takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun, të premten do të takojë edhe Zelenskyn. Komisioni Evropian, nga ana e vet, distancohet: "Fico nuk përfaqëson BE-në në këtë vizitë."

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme