Bota 5 August 2025, 09:41 Nga VNA

Putin lëviz bombardues bërthamorë pranë Evropës mes tensioneve me SHBA

Ndaje në Whatsapp
Putin lëviz bombardues bërthamorë pranë Evropës mes

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvendosur së paku katër bombardues strategjikë bërthamorë Tu-95MS më afër kufirit me Evropën, në një përshkallëzim të dukshëm të tensioneve ushtarake me Perëndimin. Mediat ndërkombëtare raportojnë se avionët, të cilët janë përdorur më parë në sulmet ajrore mbi Ukrainë, janë ngarkuar me raketa, duke rritur ndjeshëm mundësinë e një sulmi të madh.

Kjo lëvizje vjen në përgjigje të një urdhri të lëshuar nga Donald Trump për të afruar dy nëndetëse bërthamore amerikane drejt Rusisë, pas komenteve kërcënuese për luftë atomike të bëra nga Dmitry Medvedev, aleat i ngushtë i Putinit. Trump deklaroi se nëndetëset tashmë “janë aty ku duhet të jenë”.

Bombarduesit rusë janë zhvendosur nga baza ajrore Olenya në rajonin arktik të Murmanskut dhe nga Engels-2 në Saratov, pas frikës nga sulmet me dron të Ukrainës. Disa prej tyre janë dërguar në bazën Ukrainka në rajonin e largët të Amurit, por tani disa avionë po kthehen më afër frontit lindor, duke shtuar tensionin në kufijtë evropianë.

Ndërkohë, Ukraina ka goditur fort infrastrukturën ushtarake ruse në Krime. Shërbimi i sigurisë ukrainas njoftoi se ka rrëzuar një avion luftarak Su-30, ka dëmtuar një tjetër, si dhe ka goditur tre bombardues Su-24.

Zhvillimet ndodhin ndërsa i dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, pritet të vizitojë Rusinë përpara se SHBA të vendosë sanksione të reja në mungesë të progresit në armëpushim dhe bisedime paqeje.

Nga ana tjetër, Moska minimizoi deklaratat e Medvedevit, duke theksuar se qëndrimi zyrtar është ai i presidentit Putin. Zëdhënësi i Kremlinit paralajmëroi se “nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore” dhe kërkoi maturi ndaj retorikës që mund të çojë në përshkallëzim bërthamor.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme