Bota 17 March 2026, 07:38 Nga VNA

Punë nga shtëpia dhe pushime, vendet qe po marrin masa për te kursyer karburantin

Ndaje në Whatsapp
Punë nga shtëpia dhe pushime, vendet qe po marrin masa për te

Vendet aziatike po ndërmarrin një sërë masash shtrënguese për të kursyer karburantin, ndërsa përballen me rrezikun e mungesave të energjisë pas përshkallëzimit të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit.

Azia, rajoni më i madh importues i naftës në botë, mbetet veçanërisht e varur nga furnizimet që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga arteriet më të rëndësishme të tregtisë globale të energjisë.


Të dhënat tregojnë se afro 90% e naftës dhe gazit që kaloi nëpër këtë korridor gjatë vitit të kaluar kishte si destinacion vendet aziatike, duke rritur ndjeshmërinë e tyre ndaj çdo ndërprerjeje të mundshme.

Në këtë kontekst, qeveritë e disa vendeve kanë nisur zbatimin e politikave konkrete për uljen e konsumit.

Sri Lanka ka shpallur të mërkurën si ditë pushimi zyrtar, me qëllim reduktimin e përdorimit të karburantit. Gjithashtu, drejtuesit e automjeteve duhet të regjistrohen për një Leje Kombëtare Karburanti, e cila përcakton sasinë e karburantit që mund të blejnë.

Në Myanmar, është vendosur kufizimi i qarkullimit të automjeteve private në ditë të alternuara, bazuar në numrin e targës. Ndërkohë, Bangladeshi ka avancuar fillimin e pushimeve të Ramazanit në universitete dhe ka vendosur ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në nivel kombëtar.

Në Filipine, disa institucione publike kanë detyruar punonjësit të punojnë nga shtëpia të paktën një ditë në javë, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar konsumin.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme