Bota 30 August 2025, 17:02 Nga VNA

Publikohen pamjet/Ish kreu i Parlamentit të Ukrainës vritet nga "korrieri"

Ndaje në Whatsapp
Publikohen pamjet/Ish kreu i Parlamentit të Ukrainës vritet nga

Deputeti ukrainas Andriy Parubiy, ish-kryetar i parlamentit, është qëlluar për vdekje më herët gjatë ditës së sotme në qendër të Lvivit, Ukrainë, nga një burrë i panjohur që hiqej si shpërndarës. Incidenti ndodhi në një nga trotuarët e qytetit, ku Parubiy po ecte kur u afrua me vrasësin, i cili e ekzekutoi me tetë plumba. Pas krimit, autori iku nga vendi i ngjarjes.

Një video e publikuar nga rrjeti Strana tregon momentin kur vrasësi pret që Parubiy të afrohet dhe, kur ai është afër, e qëllon për vdekje. Policia ukrainase konfirmoi se ngjarja ndodhi në Lviv dhe se viktima ishte një "figurë publike dhe politikan i njohur".

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi menjëherë, duke e quajtur këtë akt një "vrasje të tmerrshme" dhe premtoi hetim të thelluar për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Parubiy. Ai gjithashtu tha se autoritetet janë duke bërë kërkime për të gjetur dhe arrestuar vrasësin.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme