Bota 11 January 2026, 09:19 Nga VNA

Protestat në Iran sfidojnë goditjen vdekjeprurëse të regjimit, mbi 100 të vrarë sipas burimeve të BBC dhe HRANA

Ndaje në Whatsapp
Protestat në Iran sfidojnë goditjen vdekjeprurëse të

Protestuesit në Iran dolën sërish në rrugë të shtunën mbrëma, duke sfiduar një goditje të ashpër të forcave të sigurisë, ndërsa raportet flasin për qindra të vrarë dhe të plagosur gjatë tre ditëve të fundit. Video të verifikuara dhe dëshmi okularësh të shqyrtuara nga BBC tregojnë se autoritetet po ashpërsojnë reagimin, në kushtet e një bllokade të thellë të internetit në mbarë vendin.

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Mohammad Movahedi Azad, deklaroi se çdo person që proteston do të konsiderohet “armik i Zotit”, një akuzë që parashikon dënimin me vdekje. Sipas një organizate për të drejtat e njeriut, mbi 2,500 persona janë arrestuar që nga nisja e protestave më 28 dhjetor.

Protestat u nxitën nga inflacioni i lartë dhe janë përhapur në më shumë se 100 qytete e qyteza në të gjitha provincat e Iranit. Tashmë, thirrjet janë zgjeruar drejt përfundimit të sundimit klerikal të Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Ky i fundit i ka quajtur protestuesit “një tufë vandalësh” që kërkojnë t’i “bëjnë qejfin” presidentit amerikan Donald Trump.

Trump ka paralajmëruar se SHBA do ta godasë Iranin “shumë fort” nëse “fillojnë të vrasin njerëz”. Ndërkohë, kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, ka paralajmëruar se çdo sulm amerikan do ta bënte Izraelin dhe bazat ushtarake e detare amerikane në rajon objektiva legjitime për Teheranin.

Bilanci i viktimave po rritet. Burime të BBC dhe organizata HRANA raportojnë mbi 100 të vrarë, përfshirë edhe efektivë sigurie. Spitale në disa qytete janë mbingarkuar. BBC Persian verifikoi 70 trupa të dërguar në një spital në qytetin Rasht vetëm të premten mbrëma, ndërsa një punonjës shëndetësor raportoi rreth 38 vdekje në një spital në Teheran.

Për shkak të bllokadës së internetit dhe pamundësisë së mediave ndërkombëtare për të raportuar nga brenda Iranit, verifikimi i informacionit është i vështirë. Megjithatë, video të konfirmuara tregojnë përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në Teheran, Mashhad dhe qytete të tjera. Në pamje shihen protesta masive, zjarrvënie, të shtëna armësh dhe thirrje kundër establishmentit klerikal.

Sipas ekspertëve, bllokada aktuale e internetit është më e ashpra që nga kryengritja “Grua, Jetë, Liri” e vitit 2022. Aksesimi i botës së jashtme thuajse është ndërprerë, ndërsa lidhjet satelitore përmes Starlink mbeten e vetmja alternativë, me rreziqe të larta për përdoruesit.

Nga SHBA, Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, u bëri thirrje protestuesve të vazhdojnë daljen në rrugë, duke deklaruar se regjimi po përballet me mungesë forcash dhe dezertime. Këto pretendime nuk janë verifikuar nga BBC.

Amnesty International njoftoi se po analizon raporte shqetësuese për përdorimin e paligjshëm të forcës vdekjeprurëse nga autoritetet iraniane, ndërsa diplomacia britanike kërkoi që zërat kundër regjimit të mos përballen me dhunë dhe represion.

Këto janë protestat më të gjera që nga viti 2022, kur vdekja e Mahsa Aminit në paraburgim shkaktoi një valë demonstratash, ku sipas organizatave të të drejtave të njeriut u vranë mbi 550 persona dhe u arrestuan rreth 20 mijë të tjerë.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme