Bota 24 August 2025, 16:33 Nga VNA

Protesta masive në Australi në mbështetje të Palestinës pas përplasjes mes Netanyahut dhe Albanese

Ndaje në Whatsapp
Protesta masive në Australi në mbështetje të Palestinës

Mijëra qytetarë australianë kanë marshuar këtë të diel në qytetet kryesore të vendit për të shprehur mbështetjen e tyre për kauzën palestineze, vetëm dy javë pas vendimit të qeverisë së kryeministrit Anthony Albanese për të njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Sipas Palestine Action Group, mbi 40 manifestime u zhvilluan në të gjithë territorin australian, duke përfshirë Sidnein, Melburnin dhe Brisbanen. Organizatorët pretendojnë se rreth 350 mijë persona morën pjesë në protestat kombëtare, megjithëse autoritetet policore raportuan shifra më të ulëta në disa zona.

Në Sidnei, organizatori Josh Lees deklaroi se demonstruesit po kërkonin “fundin e gjenocidit në Gaza” dhe vendosjen e sanksioneve të drejtpërdrejta ndaj Izraelit. “Qeveria jonë duhet të qëndrojë në anën e drejtësisë dhe të ndërmarrë hapa të qartë kundër krimeve të kryera në Gaza,” theksoi ai.

Nga ana tjetër, Këshilli Ekzekutiv i Hebrenjve Australianë i cilësoi tubimet si “të rrezikshme dhe të papërshtatshme”, duke paralajmëruar për rritje të tensioneve brenda komuniteteve.
Vendimi i Australisë për të njohur Palestinën më 11 gusht ka shkaktuar një përshkallëzim diplomatik me Izraelin. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi ashpër, duke e quajtur Albanese “një politikan të dobët që tradhtoi Izraelin dhe braktisi hebrenjtë australianë”. Ai shtoi se vendimi i tij “do të mbetet një njollë e përjetshme”.

Kryeministri australian u përgjigj se nuk i merr personalisht sulmet politike dhe se gjithmonë mban respekt ndaj liderëve botërorë, duke mbrojtur qëndrimin e tij si një hap në përputhje me parimet e të drejtave të njeriut dhe paqes.

Protestat e sotme pasojnë një tjetër demonstratë masive mbi Ura e Sidneit, ku dhjetëra mijëra qytetarë javën e kaluar shprehën solidaritet me popullin palestinez.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme