Bota 16 September 2025, 20:47 Nga VNA

Prokuroria në Utah kërkon dënim me vdekje për autorin e dyshuar të vrasjes së Charlie Kirk

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria në Utah kërkon dënim me vdekje për autorin e

Prokurorët e Utah kanë ngritur zyrtarisht akuza për vrasje të rënduar ndaj 22-vjeçarit Tyler Robinson, i dyshuar si autor i atentatit ndaj aktivistit konservator Charlie Kirk. Robinson akuzohet se qëlloi me pushkë nga një çati në kampusin e Universitetit të Utah Valley javën e kaluar, duke i shkaktuar vdekjen Kirk-ut.
Prokurori i Qarkut Utah, Jeffrey Gray, tha se janë ngritur gjithsej shtatë akuza, përfshirë pengim të drejtësisë dhe manipulim dëshmitarësh, pasi Robinson i kishte kërkuar shokut të dhomës të fshinte mesazhet. Gray konfirmoi se zyra e tij do të kërkojë dënim me vdekje, vendim që e mori “në mënyrë të pavarur, bazuar vetëm në provat dhe rrethanat e krimit”.

Vrasja, e regjistruar në video të shpërndara gjerësisht në internet, ka nxitur dënime të dhunës politike nga të gjitha kampet, por gjithashtu edhe akuza të ndërsjella politike. Autoritetet ende nuk kanë bërë publike një motiv, ndërsa mbështetësit e Kirk e kanë cilësuar atë si “martir të kauzës së tyre”.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme