Bota 7 November 2025, 19:07 Nga VNA

Prokuroria e Stambollit lëshon urdhër-arrest për Netanyahun dhe 36 zyrtarë të tjerë izraelitë

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria e Stambollit lëshon urdhër-arrest për Netanyahun dhe

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka lëshuar këtë të premte urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe 36 zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit të Izraelit, nën akuzën për “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”, në lidhje me operacionet ushtarake të ndërmarra në Rripin e Gazës që prej tetorit të vitit 2023.

Sipas njoftimit zyrtar, në listën e personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arreste përfshihen ministri i Mbrojtjes Israel Katz, ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir, ministri i Kufijve dhe Sigurisë Eyal Zamir, si dhe komandanti i Forcave Detare, David Saar Salama.

Hetimi i zhvilluar nga autoritetet turke fokusohet në aktet që Prokuroria i cilëson si “dhunë sistematike dhe të qëllimshme ndaj civilëve palestinezë” në territorin e Gazës. Në dosjen hetimore përmenden një sërë ngjarjesh të rënda, përfshirë sulmin ndaj Spitalit Al-Ahli Baptist më 17 tetor 2023, si dhe dëmtimin e Spitalit Ebli Baptist më 21 tetor 2023, të cilat shkaktuan dhjetëra viktima mes civilëve.

Gjithashtu, një ndër pikat kyçe të akuzës është edhe vrasja e punonjësve të organizatës humanitare “World Central Kitchen” më 1 prill 2024, gjatë misioneve të ndihmës në Gaza. Sipas Prokurorisë, forcat izraelite kanë targetuar qëllimisht personelin civil dhe infrastrukturën e domosdoshme për mbijetesën e popullsisë, duke përfshirë bllokimin e ndihmave humanitare dhe kufizimin e aksesit në shërbime mjekësore thelbësore.

Në dokumentin hetimor janë përfshirë edhe deklarata të lëshuara nga organizata “Sumud Flotilla”, e cila kishte tentuar të dërgonte ndihma humanitare në Gaza përmes rrugëve detare. Hetimi u hap pas disa ankesave të paraqitura në gjykatat e Stambollit më 4, 7, 9 dhe 10 tetor 2025, dhe është zhvilluar në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë.

Prokuroria theksoi se urdhrat e arrestit janë lëshuar në përputhje me procedurat ligjore ndërkombëtare dhe kombëtare në fuqi, duke nënvizuar se akuzat përfshijnë “veprime që përbëjnë krime kundër njerëzimit dhe kërkojnë hetim të vazhdueshëm dhe ndëshkim penal të përgjegjësve”.

Turqia ka qenë ndër vendet që kanë mbajtur një qëndrim kritik dhe të ashpër ndaj fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, e cila filloi pas sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit në tetor 2023. Si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit dhe rritjes së numrit të viktimave civile palestineze, Ankara ka pezulluar marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Izraelin, duke kërkuar vazhdimisht hetim ndërkombëtar për krimet e kryera ndaj popullatës së Gazës.

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme