Bota 4 October 2025, 18:40 Nga VNA

Presidentja e Kosovës, Osmani: Serbia po kthehet te politika e Millosheviçit

Ndaje në Whatsapp
Presidentja e Kosovës, Osmani: Serbia po kthehet te politika e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se “bota po shkon drejt një konflikti të madh” dhe se “të gjithë po përgatiten për luftë”.

Osmani i quajti këto deklarata thirrje të rrezikshme që kujtojnë kapitujt më të errët të historisë. Ajo tha se, ashtu si në vitet '90 me Millosheviçin, edhe sot Serbia po përdor propagandën dhe retorikën e urrejtjes për të destabilizuar rajonin.

“Vuçiçi nuk ka zgjedhur rrugën e pajtimit, por po ringjall fantazitë shkatërruese të së kaluarës. Historia ka treguar që ato përfundojnë me dështim,” shkroi Osmani në platformën X.

Presidentja theksoi se Kosova ka zgjedhur paqen dhe se do ta mbrojë me çdo kusht. Ajo shtoi se, ndryshe nga Serbia, Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe stabilitetit në rajon.

Deklaratat e Vuçiçit erdhën gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, ku ai foli për përgatitjet e vendeve për luftë, pa dhënë ndonjë provë konkrete për pretendimet e tij.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme