Bota 8 October 2025, 22:48 Nga VNA

Presidenti Trump: Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit “shumë afër”, marrëveshja e paqes mund të nënshkruhet brenda 36 orëve

Ndaje në Whatsapp
Presidenti Trump: Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit “shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi sot se një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit është “shumë afër” arritjes dhe se negociatat “po shkojnë mirë”, duke sinjalizuar mundësinë e një përparimi historik në përpjekjet për paqen në Lindjen e Mesme. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan tha për gazetarët:

"Ne kemi një ekip të shkëlqyer atje, negociatorë të shkëlqyer. Fatkeqësisht, ka negociatorë të shkëlqyer edhe në anën tjetër. Por është diçka që mendoj se do të ndodhë, ka një shans të mirë të ndodhë.”

Trump paralajmëroi gjithashtu se mund të udhëtojë në Lindjen e Mesme gjatë fundjavës për të marrë pjesë personalisht në fazën përfundimtare të bisedimeve.

“Mund të shkoj atje diku nga fundi i javës, ndoshta të dielën në fakt, dhe ka shumë mundësi që negociatat të shkojnë shumë mirë,” – tha ai, duke shtuar se “pothuajse të gjithë” janë të përfshirë në procesin negociator, përfshirë vendet myslimane dhe arabe.

Edhe mediat izraelite flasin për përparime në bisedime ka ardhur pas një oferte të re nga Hamasi, i cili ka dorëzuar informacione të detajuara mbi 20 pengjet e gjalla që ende mbahen në robëri.

Analistët izraelit thonë se Hamasi ka kërkuar që Izraeli të dorëzojë trupat e të gjithë pengjeve të vdekur, ndërsa pala izraelite është zotuar të fillojë menjëherë procesin e lirimit të të burgosurve palestinezë sapo të konfirmohet se të gjithë pengjet ndodhen në zotërimin e Hamasit.

Burime pranë qeverisë izraelite kanë bërë të ditur se kabineti i kryeministrit Benjamin Netanyahu ka nisur tashmë hartimin e një propozimi zyrtar, i cili do të paraqitet për votim në Knesset (parlamentin izraelit) sapo të finalizohet teksti përfundimtar i marrëveshjes.

Sipas raportimeve të The Times of Israel, pritet që “faza e parë” e marrëveshjes të nënshkruhet nesër, duke shënuar një moment vendimtar pas muajsh luftimesh intensive dhe negociatash të ndërlikuara.

Kjo fazë fillestare, sipas burimeve të përfshira në procesin e ndërmjetësimit, do të përfshijë lirimin e menjëhershëm të pengjeve që janë ende gjallë, në këmbim të një armëpushimi të plotë në territorin e Gazës.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme