Bota 19 December 2025, 09:54 Nga VNA

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane

Ndaje në Whatsapp
Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar pezullimin e programit të lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa – DV1), pas të shtënës masive në Universitetin Brown javën e kaluar, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Vendimi u konfirmua nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila bëri të ditur se pezullimi i programit është marrë me urdhër të drejtpërdrejtë të presidentit Trump. Sipas saj, masa synon të parandalojë që “asnjë amerikan të mos dëmtohet më nga ky program katastrofik”.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në SHBA dhe rihapi debatin mbi politikat e emigracionit. I dyshuari kryesor, 48-vjeçari portugez Claudio Neves Valente, u gjet i vdekur të enjten në një depo në Salem, New Hampshire. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Sipas hetimeve paraprake, Valente kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017 përmes programit të vizave të lotarisë së diversitetit dhe ishte pajisur më pas me Kartë Jeshile.

Administrata Trump e ka kritikuar prej vitesh këtë program, duke e konsideruar si të pasigurt dhe problematik. 

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme