Bota 20 September 2025, 18:11 Nga VNA

Portugalia njofton nesër njohjen e Palestinës, Japonia kundër

Ndaje në Whatsapp
Portugalia njofton nesër njohjen e Palestinës, Japonia kundër

Qeveria japoneze është rreshtuar me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara aleatit kryesor të Tokios dhe ka konfirmuar se nuk do ta njohë Shtetin e Palestinës në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet në Nju Jork. 

Vendimi u konfirmua nga ministri i Jashtëm, Takeshi Lwaya, i cili gjithashtu deklaroi se Japonia do të ndërmarrë masa nëse Izraeli vazhdon të pengojë përpjekjet për zgjidhjen me dy shtete. 

Ndërkohë, listës së shteteve që do të shpallin njohjen e shtetit të Palestinës në asamblenë e OKB në Nju Jork u shtua Portugalia. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Jashtme.

Deklarata zyrtare e njohjes do të bëhet më 21 shtator, pak para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të ministrisë. 

Me Portugalinë, bëhen dhjetë shtete që synojnë të njohin Palestinën gjatë javës kryesore të Asamblesë së Përgjithshme. Procesin e njohjes e kanë nisur gjithashtu: Andorra, Australia, Belgjika, Kanadaja, Luksemburgu, Malta, Mbretëria e Bashkuar dhe San Marino.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme