Bota 16 March 2026, 07:16 Nga VNA

Pezullohen fluturimet në aeroportin e Dubait pas një incidenti me dron

Ndaje në Whatsapp
Pezullohen fluturimet në aeroportin e Dubait pas një incidenti me dron

Fluturimet janë pezulluar përkohësisht në Dubai International Airport për arsye sigurie. Lajmi është bërë i ditur nga autoriteti i aviacionit civil të Dubai, pasi një incident me një dron shkaktoi një zjarr në afërsi të aeroportit.

Sipas autoriteteve, pezullimi i fluturimeve është marrë si masë paraprake për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe të personelit.

“Autoriteti i Aviacionit Civil të Dubait njofton pezullimin e përkohshëm të fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar të Dubait si një masë paraprake për të garantuar sigurinë e të gjithë pasagjerëve dhe stafit”, thuhet në njoftimin e publikuar nga zyra e shtypit e Dubait në platformën X.

Video

Kur protestës i del pronari.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje.

🔴LAJM I FUNDIT/ Begaj firmos hartën e re territoriale: 15 bashki humbasin statusin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme