Bota 21 March 2026, 20:25 Nga VNA

Pezeshkian: Fundi i luftës vjen vetëm me ndalimin e sulmeve dhe garanci sigurie

Ndaje në Whatsapp
Pezeshkian: Fundi i luftës vjen vetëm me ndalimin e sulmeve dhe

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi se përfundimi i luftës në rajon varet nga ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, si dhe nga garanci që këto sulme të mos përsëriten në të ardhmen.

Deklarata u bë gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi. Sipas një postimi të ambasadës iraniane në Indi në rrjetin social X, Pezeshkian theksoi se pa këto kushte nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në rajon.

Presidenti iranian propozoi gjithashtu krijimin e një kuadri të ri sigurie rajonale, të përbërë nga vendet e Azisë Perëndimore, me qëllim garantimin e paqes dhe stabilitetit përmes bashkëpunimit rajonal, pa ndërhyrje nga fuqitë e jashtme.

Ndërkohë, media shtetërore iraniane raportojnë për një kërcënim të ri ndaj presidentit amerikan, Donald Trump. Sipas agjencisë iraniane Tasnim News Agency, një burim iranian ka paralajmëruar se nëse Trump do të vendoste këmbë në ishullin iranian Kharg, do të përballej me një “surprizë”.

“Nëse terroristi Trump bën një gabim të tillë, do t’i rezervojmë një surprizë të tillë sa nuk do të jetë në gjendje të largojë as arkivolet e ushtarëve të tij nga toka jonë”, citohet të ketë thënë burimi, duke shtuar më tej tensionet në retorikën mes palëve.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme