Bota 4 September 2025, 16:26 Nga VNA

Pesë miliardë dollarë në një ditë/ Kriptomonedha e re WLFI rrit pasurinë e familjes Trump si kurrë më parë

Ndaje në Whatsapp
Pesë miliardë dollarë në një ditë/ Kriptomonedha e

Pesë miliardë dollarë në një ditë të vetme, dhe e gjitha falë një kriptomonedhe të re.

Këtë javë, pasuria e familjes Trump është rritur ndjeshëm, duke tejkaluar fitimet e dekadave nga investimet në pasuri të paluajtshme. Arsyeja është debutimi i kriptomonedhës WLFI, e cila u lançua të hënën, më 1 shtator, nga Eric dhe Donald Trump Jr., djemtë e presidentit amerikan, ndërsa Donald Trump konsiderohet “bashkëthemelues emeritus”. Emri i tokenit WLFI lidhet me platformën e decentralizuar tregtare World Liberty Financial, e cila synon të sjellë një qasje të re në tregtimin e aseteve dixhitale.

Investitorët e parë të tokenëve kishin dhënë miratimin që në korrik për tregtimin e monedhës, duke hapur kështu mundësinë e përdorimit të aseteve që më parë kishin mbetur të bllokuara në portofolët dixhitalë të blerësve fillestarë. Megjithatë, rregullat e brendshme të projektit parashikojnë që investitorët të mos mund të shesin më shumë se 20% të zotërimeve të tyre në tokenë në fazën fillestare.

Sipas të dhënave të publikuara, portofoli i familjes Trump përmban mbi një të katërtën e totalit të tokenëve, rreth 16 miliardë WLFI, dhe vetëm gjatë ditës së hënës kjo pjesëmarrje ka ndihmuar në rritjen e kapitalit të tyre me 5 miliardë dollarë. Monedha digjitale u lançua fillimisht me një çmim prej 30 centësh, ndërsa investitorët e hershëm e kishin blerë për vetëm 1.5 cent. Gjatë ditës së hapjes, çmimi pësoi rënie në 20 cent, ndërkohë që sipas platformës CoinMarketCap, në ditën e parë u tregtua një volum prej 1 miliard dollarësh në WLFI.

Donald Trump ka shprehur publikisht interesin e tij për botën e kriptomonedhave, kryesisht nën ndikimin e fëmijëve të tij, të cilët e kanë këshilluar dhe orientuar në këtë drejtim. Në një takim virtual, ai deklaroi se Eric, Don Jr. dhe Barron janë shumë të njohur me tregun e kriptomonedhave dhe menaxhimin e portofolëve dixhitalë.

WLFI nuk është përpjekja e parë e familjes Trump në këtë sektor. Në janar të këtij viti, ish-presidenti amerikan lançoi tokenin $TRUMP, një memecoin, ndërsa më pas u prezantua edhe tokeni $Melania, i dedikuar bashkëshortes së tij, Melania Trump. Këto iniciativa synojnë jo vetëm përfitime financiare, por edhe forcimin e pranisë së markës Trump në botën gjithnjë e më influente të financave digjitale.

Me rritjen marramendëse të vlerës së WLFI në debutim, pasuria e familjes Trump ka marrë një shtysë historike, duke e konsoliduar pozicionin e saj si një nga familjet më të pasura dhe më me ndikim në tregun e ri të aseteve digjitale.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme