Bota 17 September 2025, 19:13 Nga VNA

Përshkallëzimi i ofensivës izraelite, mbi 650 mijë persona ende të bllokuar në Gaza

Ndaje në Whatsapp
Përshkallëzimi i ofensivës izraelite, mbi 650 mijë persona

Sipas vlerësimeve të OKB-së, mbi 650,000 persona ende qëndrojnë në Qytetin e Gazës, ndërkohë që Izraeli po përshkallëzon ofensivën e tij ushtarake.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se mijëra palestinezë po vazhdojnë të largohen nga qyteti, teksa Izraeli hyn në ditën e dytë të ofensivës së tij të gjerë tokësore, me synimin për të marrë kontrollin e plotë të zonës.

Sipas autoriteteve izraelite, qëllimi i këtij operacioni është lirimi i pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe shkatërrimi i deri në 3,000 luftëtarëve të grupit, në atë që ata e quajnë "bastioni i fundit" i Hamasit. Megjithatë, kjo ndërhyrje ka nxitur dënime të shumta në arenën ndërkombëtare.

Udhëheqësit e mbi 20 organizatave të mëdha humanitare, përfshirë Save the Children dhe Oxfam, kanë paralajmëruar se "situata ç’njerëzore në Gaza është e papranueshme".

Këto zhvillime vijnë vetëm një ditë pasi një komision hetimor i Kombeve të Bashkuara konkludoi se Izraeli ka kryer akte të gjenocidit ndaj palestinezëve në Gaza – një akuzë që autoritetet izraelite e kanë mohuar kategorikisht.

Në mes të bombardimeve intensive nga Izraeli, Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e kontrolluar nga Hamasi, deklaroi se spitali pediatrik al-Rantisi në Qytetin e Gazës u godit tri herë të martën në mbrëmje. Si pasojë, rreth gjysma e pacientëve janë larguar nga objekti.

Një burim në spital konfirmoi se nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme – duke përfshirë sistemet e ajrit të kondicionuar, rezervuarët e ujit dhe panelet diellore.

“Ky është i vetmi spital i specializuar për trajtimin e fëmijëve me kancer, probleme renale dhe sëmundje të tjera të rënda”, tha Fikr Shalltoot, drejtor i organizatës humanitare “Ndihmë Mjekësore për Palestinezët”.

Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se janë duke shqyrtuar raportet lidhur me sulmin ndaj spitalit.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme