Bota 11 March 2026, 19:50 Nga VNA

Përshkallëzim i tensioneve Spanjë–Izrael: Madridi tërheq përfundimisht ambasadoren nga Tel Avivi

Ndaje në Whatsapp
Përshkallëzim i tensioneve Spanjë–Izrael: Madridi

Tensionet diplomatike mes Spanjës dhe Izraelit janë përshkallëzuar më tej, pasi qeveria spanjolle ka vendosur të tërheqë përfundimisht ambasadoren e saj në Izrael dhe të ulë nivelin e përfaqësimit diplomatik në Tel Aviv.

Vendimi u publikua në gazetën zyrtare të shtetit dhe parashikon që ambasadorja Ana Sálomon të mos zëvendësohet, ndërsa ambasada spanjolle në Izrael do të drejtohet vetëm nga një i ngarkuar me punë.

Ky veprim vjen si përgjigje reciproke ndaj një vendimi të mëparshëm të qeverisë izraelite. Në maj të vitit 2024, kabineti i kryeministrit Benjamin Netanyahu kishte tërhequr ambasadoren e Izraelit në Madrid, Rodica Radian-Gordón, pasi Spanja njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Ambasadorja Sálomon ishte thirrur për konsultime që në shtator të vitit të kaluar dhe nuk ishte kthyer më në Izrael. Marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan më tej gjatë luftës në Gaza, sidomos pasi qeveria spanjolle e përshkroi ofensivën izraelite si “gjenocid ndaj popullsisë palestineze”.

Madridi ka ndërmarrë gjithashtu masa për të kufizuar marrëdhëniet me Izraelin, ndërsa kryeministri Pedro Sánchez ka shprehur hapur mbështetje për protestuesit pro-palestinezë.

Përplasjet diplomatike janë thelluar edhe në kontekstin e tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme dhe luftës me Iranin. Pas debatit për përdorimin e bazave ushtarake spanjolle nga SHBA, qeveria e Sánchez ka bërë të ditur se Spanja nuk do të marrë pjesë në misionin ndërkombëtar për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, të propozuar nga Franca.

Ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, deklaroi se kjo iniciativë nuk është ngritur zyrtarisht nga NATO apo Bashkimi Evropian dhe për këtë arsye Spanja nuk do të angazhohet në të për momentin.

Video

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme