Bota 1 February 2026, 10:50 Nga VNA

Përplasje të dhunshme gjatë protestës së Askatasuna-s në Torino, dhjetëra policë të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Përplasje të dhunshme gjatë protestës së Askatasuna-s

Tensione të rënda dhe përplasje të dhunshme u regjistruan mbrëmjen e së shtunës në Torino gjatë një proteste të lidhur me qendrën sociale Askatasuna. Pasi ra errësira, grupe autonomësh dhe anarkistësh u shkëputën nga kortezhi kombëtar dhe tentuan të çajnë kordonët e forcave të rendit.

Sipas autoriteteve, protestuesit hodhën shishe, gurë, bomba tymuese dhe raketa artizanale të ndërtuara me tuba metalikë. Incidentet ndodhën pas Campus Einaudi dhe më herët në corso Regina Margherita 47, ish-selia historike e qendrës sociale Askatasuna, e cila u mbyll më 18 dhjetor pas gati tridhjetë vitesh aktivitet.

Policia reagoi me gaz lotsjellës dhe ndërhyrje për shpërndarjen e turmës.

 Përballja ballë për ballë zgjati mbi një orë e gjysmë. Gjatë trazirave u dogjën kazanë mbeturinash, sende të ndryshme përgjatë rrugëve dhe edhe një automjet i blinduar i policisë, i cili u shua nga vetë efektivët.

Në rrugë u hodh gjithçka që ishte në dispozicion, përfshirë karrige lokalesh të mbyllura dhe shtylla rrugore të shkulura. Burime zyrtare bëjnë me dije se të paktën 30 efektivë të forcave të rendit mbetën të plagosur.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, reagoi ashpër ndaj ngjarjeve, duke deklaruar se “një dëbim i ligjshëm është përdorur si pretekst për dhunë të organizuar”, ndërsa shtoi se “në Torino nuk kishte protestues, por armiq të shtetit”.

 

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme