Bota 27 February 2026, 13:53 Nga VNA

Për herë të parë, amerikanët mbështesin më shumë palestinezët sesa Izraelin

Ndaje në Whatsapp

Për herë të parë, amerikanët mbështesin më

Për herë të parë në më shumë se dy dekada matjesh, shumica relative e amerikanëve shprehin më shumë simpati për palestinezët sesa për Izraelin në konfliktin mes tyre. Kështu rezulton nga një sondazh i publikuar nga kompania amerikane e matjeve të opinionit Gallup.

Sipas të dhënave, 41 për qind e të anketuarve deklarojnë se simpatizojnë më shumë me palestinezët, ndërsa 36 për qind me Izraelin. Pjesa tjetër janë të pavendosur ose shprehen se mbështesin të dyja palët apo asnjërën.

Ky është ndryshimi i parë që nga momenti kur Gallup nisi ta bëjë këtë pyetje, mbi 20 vite më parë, ku Izraeli nuk rezulton më në krye të simpative të publikut amerikan. Vetëm një vit më parë, Izraeli kryesonte me 46 për qind kundrejt 33 për qind për palestinezët.

Sondazhi tregon ndarje të forta politike. 65 për qind e demokratëve shprehen në krah të palestinezëve, ndërsa vetëm 17 për qind me Izraelin. Në krahun tjetër, 70 për qind e republikanëve mbështesin Izraelin, megjithëse kjo përqindje ka rënë me rreth 10 pikë përqindjeje gjatë dekadës së fundit. Të pavarurit anojnë drejt palestinezëve me një diferencë prej 11 pikësh përqindjeje.

Ndryshimi i qëndrimeve vjen në një moment kur lufta në Gaza dhe politikat e qeverisë së Benjamin Netanyahu kanë thelluar debatet brenda SHBA-së, përfshirë kritika ndaj administratave të fundit për mënyrën e menaxhimit të marrëdhënieve me Izraelin.

Sondazhi është realizuar me 1,001 të rritur amerikanë, përmes intervistave telefonike, në periudhën 2–16 shkurt.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme