Bota 14 January 2026, 10:32 Nga VNA

Pavarësisht protestave masive dhe presionit të SHBA-së, elita e sigurisë në Iran mbetet e paprekur

Ndaje në Whatsapp
Pavarësisht protestave masive dhe presionit të SHBA-së, elita e

Pavarësisht protestave mbarëkombëtare dhe viteve të presionit të jashtëm, në Iran nuk ka ende shenja përçarjeje brenda elitës së sigurisë që mund të çonte në rrëzimin e një prej regjimeve më rezistente në botë, raportoi Reuters.

Situata është rënduar më tej nga kërcënimet e përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump për veprime ushtarake ndaj Teheranit, pas goditjes së ashpër të protestave dhe pas fushatës së bombardimeve nga SHBA dhe Izraeli vitin e kaluar kundër programit bërthamor iranian dhe figurave kyçe të regjimit. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Reuters se “të gjitha opsionet” janë në tryezë për adresimin e situatës në Iran.

Megjithatë, analistët vlerësojnë se, pa dezertime në nivelet e larta të shtetit dhe të forcave të sigurisë, establishmenti – ndonëse i dobësuar – ka gjasa të mbijetojë. Këtë vlerësim e ndajnë diplomatë, burime qeveritare në Lindjen e Mesme dhe ekspertë të çështjeve iraniane.

Sipas një zyrtari iranian, rreth 2 mijë persona janë vrarë gjatë protestave, shifër që Teherani ia atribuon “elementëve terroristë”, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut kanë raportuar më herët rreth 600 viktima.

Arkitektura e shumëfishtë e sigurisë së Iranit, e mbështetur te Garda Revolucionare dhe forcat paramilitare Basij – që së bashku numërojnë afro një milion persona – e bën jashtëzakonisht të vështirë presionin e jashtëm pa një çarje të brendshme, thonë analistët. “Që kjo të funksionojë, protestat duhet të zgjasin shumë më tepër dhe disa segmente të shtetit, veçanërisht forcat e sigurisë, duhet të dezertojnë,” thekson akademiku Vali Nasr.

Udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei, 86 vjeç, ka mbijetuar disa valë trazirash që prej vitit 2009. Kjo është kryengritja e pestë madhore në 15 vitet e fundit, një dëshmi e qëndrueshmërisë së regjimit, edhe pse vendi përballet me një krizë të thellë të pazgjidhur.

Analistët theksojnë se mbijetesa nuk do të thotë stabilitet. Irani po përjeton një nga sfidat më të rënda që prej vitit 1979: sanksionet kanë mbytur ekonominë, programi bërthamor është dëmtuar dhe rrjeti i aleatëve rajonalë është dobësuar ndjeshëm pas humbjeve në Liban, Siri dhe Gaza.

Video

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme