Bota 8 March 2026, 18:57 Nga VNA

Pasuritë e djalit të Khameneit / Apartamente luksoze pranë pallatit të William dhe Kate në Londër dhe me pamje nga ambasada izraelite! Dyshime për…

Ndaje në Whatsapp
Pasuritë e djalit të Khameneit / Apartamente luksoze pranë

Mediat e huaja kanë sjellë në vëmendje pasurinë e Mojtaba Khamenei.

Mojtaba Khamenei, djali i dytë i Atajollahut Ali Khamenei, i cili është zgjedhur si lideri suprem i Iranit, pasi babai i tij u vra nga sulmi i SHBA dhe Izrael në Iran.

Ndërkohë që autoritetet iraniane nuk kanë bërë ende një njoftim zyrtar, media izraelite dhe perëndimore raportojnë se Mojtaba, i njohur për qëndrimet e tij të forta konservatore, është emëruar për të marrë rolin e udhëheqësit suprem të Iranit, një pozicion ky që drejton vendin prej 47 vjetësh.

Sulmi shkaktoi vdekjen e nënës së tij, bashkëshortes dhe njërës prej motrave të tij, ndërsa Mojtaba thuhet se nuk ishte i pranishëm dhe deri më tani ka shpëtuar nga bombardimi i ashpër.

Pasuria dhe jetesa jashtë vendit e Khameneit

Raportime të fundit për Mojtaba kanë tërhequr vëmendjen, pasi ai ka jetuar kryesisht larg syrit të publikut. Sipas një investigimi të Bloomberg, djali i ish-udhëheqësit iranian zotëron dy apartamente luksoze në Kensington, Londrën Perëndimore, me pamje nga Ambasada Izraelite, duke ngritur shqetësime për sigurinë. Vlera e pronave supozohet të tejkalojë 50 milionë paund.

Apartamentet ndodhen në katin e gjashtë dhe të shtatë, me hapësira ndihmëse në katin përdhes, vetëm pak metra larg Pallatit të Kensingtonit, rezidencës zyrtare të princit William dhe Kate Middleton.

Mojtaba, 56 vjeç, i zotëron këto prona që nga viti 2014. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se Khamenei zotëron 11 shtëpi luksoze në Hampstead, veri të Londrës, përmes një kompanie- fiktive të regjistruar në Ishullin e Manit. Portofoli i tij ndërkombëtar i pasurive të patundshme vlerësohet në qindra milionë paund.

Dyshime për survejim ndaj Ambasadës Izraelite

Zbulimi se Mojtaba Khamenei, anëtar i lartë i Gardës Revolucionare Islamike, ka prona me pamje nga Ambasada Izraelite ka ngritur frikën se këto prona mund të jenë përdorur për aktivitete spiunazhi.

Ky zhvillim vjen pas arrestimit të katër iranianëve në veri të Londrës të premten në mëngjes, të dyshuar për spiunazh në favor të shërbimeve iraniane të inteligjencës. Të arrestuarit, iranianë dhe britanikë-iranianë me dy shtetësi, dyshohen për mbikëqyrje të hapësirave dhe individëve hebrenj, përfshirë sinagogat dhe besimtarët e mundshëm.

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme