Bota 2 October 2025, 19:16 Nga VNA

Pasagjerja e dehur shkakton ulje emergjente në Kretë, përfundon në paraburgim në vend të pushimeve në Egjipt

Ndaje në Whatsapp
Pasagjerja e dehur shkakton ulje emergjente në Kretë, përfundon

Një avion pasagjerësh që po udhëtonte nga Mbretëria e Bashkuar drejt Egjiptit është detyruar të devijojë dhe të bëjë ulje emergjente në ishullin grek të Kretës, për shkak të sjelljes agresive të një pasagjereje britanike 38-vjeçare.

Gruaja, e cila udhëtonte së bashku me bashkëshortin dhe fëmijën e mitur, dyshohet se ishte në gjendje të dehur. Ajo ka refuzuar t’u bindet udhëzimeve të ekuipazhit dhe është bërë agresive, duke vënë në rrezik sigurinë e fluturimit. Për këtë arsye, kapiteni ka kërkuar ulje të menjëhershme dhe avioni është devijuar drejt aeroportit të Heraklionit në Kretë.

Sapo dera e avionit u hap, policia greke e arrestoi pasagjeren problematike. Në vend që të zbarkonte për pushime në Egjipt, ajo përfundoi në paraburgim dhe pritet të përballet me akuza për sjellje të rrezikshme në bord.

Dëshmitarët e përshkruan gruan si “plotësisht jashtë kontrollit”. Kompanitë ajrore paralajmërojnë se incidentet e tilla po shtohen ndjeshëm, duke sjellë pasoja serioze, si rrezik për pasagjerët, vonesa të gjata dhe kosto të larta financiare.

Vetëm këtë javë, një fluturim i Ryanair nga Londra për në Alicante u detyrua të ulej në Tuluzë pasi një pasagjer britanik tentoi të hapte daljen emergjente. Ndërsa muajin e kaluar, një fluturim nga Mançesteri për në Ibiza u vonua, kur një pasagjer i dehur refuzoi të vendoste rripin e sigurimit dhe u nxor zvarrë nga policia, mes duartrokitjeve të udhëtarëve të irrituar.

 


Autoritetet dhe linjat ajrore po bëjnë thirrje për masa më të forta kundër pasagjerëve problematikë, duke paralajmëruar se sjellje të tilla nuk do të tolerohen.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme