Bota 17 January 2026, 08:33 Nga VNA

Pas takimit me kreun e CIA-s, presidentja e përkohshme e Venezuelës shkarkon ministrin që ishte aleat i ngushtë i Maduros

Ndaje në Whatsapp

Pas takimit me kreun e CIA-s, presidentja e përkohshme

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, njoftoi të premten se ka shkarkuar nga qeveria ministrin e Industrisë, Alex Saab. Saav konsiderohet një nga më besnikët e presidentit të rrëzuar Nicolas Maduro.

Biznesmeni i lindur në Kolumbi, i cili kishte forcuar dukshëm lidhjet midis industrive të naftës të Venezuelës dhe Iranit, vende ndaj të cilave u vendosën sanksione nga SHBA-ja, u emërua Ministër i Industrisë në dhjetor 2024.

Ai u largua nga qeveria më pak se dy javë pas kapjes së mentorit të tij në Karakas në operacionin ushtarak amerikan të 3 janarit.

Vendimi erdhi një ditë pasi Rodriguez zhvilloi një takim me kreun e CIA-s, John Ratcliffe.

“Falënderoj shokun tim Alex Saab për punën e tij në shërbim të vendit; ai tani do të marrë detyra të reja”, tha Rodriguez nëpërmjet Telegramit.

54-vjeçari në vitin 2021 u burgos në Shtetet e Bashkuara, të cilat e akuzuan atë për krijimin e një sistemi abuzimi me ndihmën humanitare në dobi të Maduro dhe qeverisë së tij.

Ai u shkëmbye në dhjetor 2023 me dhjetë amerikanë që ishin të burgosur në Venezuelë. Lirimi i tij u përshkrua si një “triumf” nga Maduro.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme