Bota 26 January 2026, 20:08 Nga VNA

Pas vrasjes së 37-vjeçarit, Trump bën një hap pas: Mund të tërheqim forcat kundër emigracionit nga Minneapolis

Ndaje në Whatsapp

Pas vrasjes së 37-vjeçarit, Trump bën një hap pas: Mund

Në një intervistë telefonike me Wall Street Journal , presidenti Donald Trump u shfaq i hapur ndaj idesë së tërheqjes autoriteteve federale të emigracionit nga Minneapolis, por pa specifikuar një afat kohor.

“Në një moment, ne do të largohemi . Ata kanë bërë një punë fenomenale”, tha presidenti amerikan.

Ai ka njoftuar se po dërgon “carin kufitar” të administratës së tij, Tom Homan, në Minnesota, ndërsa janë shtuar thirrjet për një hetim të plotë për vrasjen e Aleks Preti të shtunën dhe protestat kanë marrë përmasa të mëdha.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e ka mbështetur publikisht Homan dhe thotë se ai do të largojë “të huajt e dhunshëm, kriminelë dhe të paligjshëm” nga rrugët e Minnesotas.

Ndërkohë, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, thotë se presidenti ka “besim të plotë” tek Noem, ndërsa ligjvënësit republikanë ushtrojnë presion mbi administratën Trump për të hetuar në mënyrë më të plotë vdekjen e Prettit.

Pretti, një shtetas 37-vjeçar amerikan, u qëllua për vdekje të shtunën gjatë një përplasjeje me Patrullën Kufitare, vrasja e dytë në Minneapolis nga agjentë federalë këtë muaj.

Noem pretendon se Pretti iu afrua oficerëve të Patrullës Kufitare me një “pistoletë gjysmëautomatike” dhe “reagoi me dhunë”, por autoritetet lokale e kundërshtojnë këtë version të ngjarjeve.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme