Bota 21 September 2025, 19:05 Nga VNA

Pas njohjes së shtetit palestinez, Izraeli kërkon mbështetës në Londër

Ndaje në Whatsapp

Vendimi i marrë nga Britania e Madhe për njohjen e shtetit palestinez ka bërë që Izraeli të fillojë të kërkojë mbështetës dhe në Londrën zyrtarez Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Sa'ar, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Kemi Badenoch.

Pas njohjes së shtetit palestinez, Izraeli kërkon mbështetës

Përmes një statusi në X, Ministri theksoi se vendimi i qeverisë britanike për të njohur një “shtet palestinez” përfaqëson një gabim diplomatik dhe një çështje me rëndësi të madhe morale. Sipas ministrit të Jashtëm izraelit, edhe Badenoch ritheksoi kundërshtimin e saj të fortë ndaj vendimit të qeverisë britanike, duke qëndruar në përputhje me deklaratat e saj publike të mëparshme. Ministri izraelit vlerësoi këtë qëndrim dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e saj.

Ai theksoi gjithashtu se Izraeli është i vetëdijshëm se ka shumë miq në Mbretërinë e Bashkuar dhe se di të bëjë dallimin mes popullit anglez dhe qeverisë angleze.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme