Bota 13 February 2026, 18:24 Nga VNA

Pas liberalizimit të vizave, Kosova 144% rritje të azilkërkuesve

Ndaje në Whatsapp

Instituti EPIK ka publikuar të dhëna të detajuara mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në numrin e azilkërkuesve nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas raportit, gjatë vitit të parë pas liberalizimit të vizave, Kosova ka shënuar një rritje prej 144% të kërkesave për azil, krahasuar me periudhën para liberalizimit.

Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2024 janë regjistruar gjithsej 5,635 kërkesa për azil nga qytetarët e Kosovës në vendet e BE-së. Destinacionet kryesore ishin Franca me 3,150 kërkesa, Gjermania me 1,665 dhe Italia me 485 kërkesa.

“Ndonëse kërkesat për azil nga Kosova u rritën për 144% në vitin e parë të liberalizimit të vizave, kjo rritje është në fakt mjaft e ultë nëse krahasohet me rritjen e numrit të azilkërkuesve nga vende të tjera të rajonit në vitin e tyre të parë të liberalizmit të vizave. Në rastin e Maqedonisë së Veriut numri i azilkërkuesve u rrit për 895%, në rastin e Serbisë 356%, ndërsa në rastin e Shqipërisë 166%. Vetëm Mali i Zi dhe Bosnja arritën të mbajnë rritjen e numrit të azilkërkuesve nën 100%.”

Pas liberalizimit të vizave, Kosova 144% rritje të azilkërkuesve

EPIK thekson se kjo rritje ishte e përkohshme dhe mbeti brenda parametrave të parashikuara, pa shenja të një vale të re emigrimi.

Në raportin krahasues për vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova renditet në mesin e vendeve me rritje më të ulët të numrit të azilkërkuesve pas liberalizimit të vizave.

Rritja për Maqedoninë e Veriut ishte 895%, për Serbinë 356%, për Shqipërinë 166%, ndërsa Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina kishin rritje nën 100% – respektivisht 79% dhe 26%.

Të dhënat e grafikëve të Eurostat tregojnë qartë se, ndonëse pas liberalizimit numri i kërkesave për azil u rrit në të gjitha vendet e rajonit, Kosova qëndroi në mes të tabelës, me një nivel migrimi shumë më të kontrolluar sesa fqinjët e saj në vitet e para të lëvizjes së lirë me BE-në.

Pas liberalizimit të vizave, Kosova 144% rritje të azilkërkuesve

Raporti përfundon se këto shifra dëshmojnë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk ka shkaktuar krizë migratore, por një reagim të përkohshëm që tashmë po stabilizohet brenda pritjeve institucionale të BE-së.

Procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës ka qenë një ndër rrugët më të gjata dhe më të ndërlikuara në historinë e marrëdhënieve të vendit me Bashkimin Evropian. Ky proces ka filluar zyrtarisht në vitin 2012, kur Komisioni Evropian dorëzoi Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, që përfshinte mbi 90 kritere teknike, ligjore dhe politike që Kosova duhej të përmbushte.

Pas disa vlerësimeve pozitive nga Komisioni Evropian, Kosova mori konfirmimin për përmbushjen e të gjitha kritereve në korrik 2018. Megjithatë, procesi politik për miratimin përfundimtar u zvarrit për më shumë se pesë vjet, për shkak të kundërshtimeve të disa shteteve anëtare të BE-së.

Pas një dekade përpjekjesh diplomatike, më 1 janar 2024 u bë e mundur që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, për qëndrime afatshkurtra deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore./Monitor 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme