Bota 1 October 2025, 22:38 Nga VNA

Paralajmëron kryeministrja daneze: Evropa në situatën më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore

Ndaje në Whatsapp
Paralajmëron kryeministrja daneze: Evropa në situatën më

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë, duke paralajmëruar se kontinenti po përballet me rrezikun më të madh që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në një intervistë të fundit, Frederiksen theksoi se prioriteti kryesor për udhëheqësit evropianë duhet të jetë diskutimi i çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes, përfshirë përdorimin e dronëve dhe ndihmën e mëtejshme për Ukrainën. “Mendoj se është serioze. Lufta në Ukrainë është shumë serioze. Kur e shoh Evropën sot, mendoj se jemi në situatën më të vështirë dhe të rrezikshme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore – jo Lufta e Ftohtë”, u shpreh ajo.

Frederiksen theksoi se kërcënimi kryesor vjen nga Rusia. “Ka vetëm një vend që është i gatshëm të na kërcënojë, dhe është Rusia. Për këtë arsye, nevojitet një përgjigje shumë e fortë”, deklaroi ajo.

E pyetur për ndërhyrjet e fundit me dron në hapësirën ajrore evropiane, kryeministrja daneze tha se në parim është dakord për rrëzimin e tyre, por me kusht që kjo të bëhet në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt. “Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë tani se ekziston një luftë hibride. Një ditë është Polonia, ditën tjetër është Danimarka, dhe javën tjetër mund të jetë ndonjë vend tjetër që do të përballet me sabotime ose me dronë që fluturojnë”, paralajmëroi Frederiksen.

Ajo kërkoi gjithashtu rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe teknologjike të Evropës, duke theksuar nevojën për riarmatose, blerje të reja dhe investime në inovacion, sidomos në fushën e dronëve. “Dua që të riarmatosemi. Dua që të blejmë më shumë kapacitete. Dua që të bëjmë më shumë inovacione, për shembull, në dronë”, nënvizoi ajo.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i bëri jehonë deklaratave të Frederiksen, duke paralajmëruar se Evropa nuk ka kohë për të humbur. “Do të jetë tepër vonë nëse nuk jemi gati të veprojmë sot”, tha Tusk. Varshava ka kërkuar më parë vendosjen e një zone ndalim-fluturimi pas incidenteve të përsëritura me dronë në hapësirën e saj ajrore.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme