Bota 26 September 2025, 14:44 Nga VNA

Pamjet rrëzojnë versionin zyrtar të Izraelit për sulmin në spitalin e Gazës

Ndaje në Whatsapp

Pamjet rrëzojnë versionin zyrtar të Izraelit për sulmin

Një hetim i Reuters ka zbuluar se sulmi i 25 gushtit në Spitalin Nasser në Khan Younis, ku u vranë 22 persona mes tyre pesë gazetarë, nuk përputhet me shpjegimin zyrtar të ushtrisë izraelite.

Izraeli tha fillimisht se kishte goditur një “kamerë të Hamasit”. Por pamjet tregojnë se bëhej fjalë për një kamerë të Reuters, të përdorur prej kohësh nga gazetari Hussam al-Masri, i cili u vra në sulm. Ai shpesh e mbulonte kamerën me një qilim lutjeje për ta mbrojtur nga pluhuri e dielli.

Një zyrtar ushtarak izraelit ka pranuar për Reuters se ushtarët vepruan pa miratimin e komandantit rajonal, duke shkelur zinxhirin e komandës.

Pas sulmit, tanket izraelite goditën sërish shkallët e spitalit vetëm nëntë minuta më vonë, duke vrarë gazetarë e punonjës emergjence që kishin mbërritur në vend.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti ngjarjen një “gabim tragjik”, ndërsa zyrtarët e Hamasit e cilësuan një krim lufte kundër spitalit dhe gazetarëve.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), që prej tetorit 2023 janë vrarë mbi 200 gazetarë dhe punonjës mediatikë në Gaza, Izrael dhe Liban. Deri tani, Izraeli nuk ka ofruar hetime të plota apo llogaridhënie për asnjë nga këto raste.

Pamjet rrëzojnë versionin zyrtar të Izraelit për sulmin

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme