Bota 27 November 2025, 10:43 Nga VNA

Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të kokainës në Itali, drejtohej nga një shqiptar në Holandë

Ndaje në Whatsapp

Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të kokainës

Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, e cila dyshohet se drejtohej nga një shtetas shqiptar me banim në Holandë, raportojnë mediat lokale.

Sipas hetimeve paraprake, shqiptari koordinonte trafikun e kokainës drejt vendeve të ndryshme evropiane përmes platformave të mesazheve të enkriptuara. Në Itali, pjesëtarët e grupit merreshin me marrjen, depozitimin dhe shpërndarjen e drogës në zonat kryesore të aktivitetit të paligjshëm në kryeqytet, si Borghesiana, Pigneto, Spinaceto, Torre Spaccata, Alessandrino, Tor De Cenci, Finocchio, Capannelle dhe Tor Bella Monaca.

Për transportin e drogës përdreshin korrierë italianë dhe automjete të modifikuara. Hetimet kanë dokumentuar qarkullimin e mbi 210 kilogramëve kokainë, prej të cilëve 130 kilogramë janë sekuestruar, me një vlerë të përllogaritur rreth 1 milion euro.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë tre persona: një italian dhe dy shqiptarë.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme