Bota 16 February 2026, 20:57 Nga VNA

OKB: Zbulimet në dosjet e Epstein mund të kategorizohen si krime kundër njerëzimit

Ndaje në Whatsapp
OKB: Zbulimet në dosjet e Epstein mund të kategorizohen si krime

“Zbulimet në dosjen e “Epstein” mund të kategorizohen si krime kundër njerëzimi”, ka deklaruar OKB.

Miliona dokumente të publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë nxorri në pah skandale të shumta pasi përmbanin prova shqetësuese të abuzimeve seksuale, trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të grave dhe vajzave.

Siç deklaron OKB këto akte mund të konsiderohen skllavëri seksuale, zhdukje me forcë, torturë, trajtim çnjerëzor dhe degradues dhe femicid.

“Këto krime u kryen në kontekstin e besimeve supremaciste, racizmit, korrupsionit, mizogjinisë ekstreme dhe komodifikimit dhe dehumanizimit të grave dhe vajzave nga pjesë të ndryshme të botës”, thanë ekspertët e OKB-së në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme